17:04 / 19.03.2022
LVV: Vendosja e ligjshmërisë është kyçe për shtetndërtimin
Lëvizja Vetvendosje ka listuar gjashtë aksionet që u ndërmorrën javën që shkoi, duke thënë se u tregua që krimi dhe korrupsioni po ndiqen si asnjëherë më parë.
Në një postim në rrjetin social 'Facebook', LVV duke numëruar aksionet theksoi arrestimin e 48 zyrtarëve policor, mbylljen e 13 lokaleve të masazhit, aksionin kundër shmangieve tatimore në pompa të derivateve, etj.
"Vendosja e ligjshmërisë është kyçe për shtetndërtimin dhe demokracinë në vend", thuhet në postimin e tyre./P.Gashi/























