Interi dështon të mbajë hapin drejt titullit të Serie A
BKT
Sport

Interi dështon të mbajë hapin drejt titullit të Serie A

Ka përfunduar ndeshja interesante në stadiumin “Giuseppe Meazza” mes kampionit italian Inter dhe skuadrës së Fiorentinas.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Interit ka barazuar me rezultat 1:1 me skuadrën e Fiorentinas, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte skuadra e Fiorentinas ajo e cila kaloi në epërsi e para në këtë ndeshje, ku mesfushori Lucas Torreira shënon në minutën e 50’ për 1:0.

Golin e barazimit për “Nerazzurët” dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi i krahut Denzel Dumfries në minutën e 55’.

Me pikët e reja, Interi renditet në vendin e tretë me 60 pikë, ku dështon t’i afrohet liderit të tabelës Milanit që ka 63 pikë të arkëtuara, kurse skuadra e Fiorentinas zë vendin e tetë me gjithsej 47 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:1.