Chelsea vazhdon në gjysmëfinale të FA Cup, mposht Middlesbrough
BKT
Sport

Chelsea vazhdon në gjysmëfinale të FA Cup, mposht Middlesbrough

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Riverside” mes skuadrës së Middlesbrough dhe kampionit evropian Chelsea, e vlefshme kjo për fazën e çerekfinales së FA Cup.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Chelsea ka shënuar fitore si mysafirë me rezultat 2:0 kundër Middlesbrough, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte sulmuesi belg Romelu Lukaku ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku kalon Chelsean në epërsi prej 1:0 në minutën e 15’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes, dhe të dytin për Chelsean e shënoi sulmuesi anësorë Hakim Ziyech, i cili shënon në minutën e 31’ për rezultatin final 2:0.

Me këtë fitore skuadra e Chelseat kalon në gjysmëfinale të FA Cup, duke eliminuar Middlesbrough në çerekfinale me rezultat 2:0.