Rritet çmimi i banesave për 200 euro për një metër katror
Me rritjen e çmimit të ndërtimit është rritur edhe çmimi i një metri katror të banesave në Kosovë. Kështu deklarojnë përfaqësues të Shoqatave Ndërtimore por edhe vetë afaristët. Sipas tyre ky shtrenjtim vjen pas luftës në Ukrainë sepse furnizimi vjen nga atje.
Ngritja e çmimit të produkteve baze të ndërtimit ka ndikur në këtë kosto të banesave.
Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve dhe materialit ndërtimor, Brahim Selimaj, thotë se ngritja e çmimit të armaturës në tregun Europian vërehet për 60%, por që edhe Kosova fuznizohet me armaturë nga Ukraina gjë që ka ndikuar skajshmërisht në koston e ndërtimit.
"Ngritja e çmimit të armaturës në tregun Europian për shkaqë të luftës në Ukrainë , sepse tregu Kosovar furnizohet nga Ukraina dhe nga Rusia, për atë edhe kosoto e 1m katror të banesës krahasuar me vitin e kaluar është 200euro më e lartë, ky trend nuk dihet se ku do të ndalet, dhe forma se si do të levizin çmimet në tregun europian", tha Selimaj.
Edhe afaristi, Jahir Morina tha se ngritja e çmimit të materialeve ndërtimore ka ndikuar në ngritjen e çmimit të banesave.
Për shtrenjtimin e çmimeve të materialeve ndërtimore për 20% dëshmojnë edhe të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, si pasojë , kostoja e ndërtimit ka shënuar rritje për 16 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.























