Gërvalla udhëton për në Suedi
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Suedi.
MPJ i ka bërë ftesë aktivistëve në Malmo për pjesëmarrje në një takim bashkëbisedues, nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
Ndërsa, më 16 mars Gërvalla është takuar me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Clement Beaune, ku me ç’rast që të dy kanë diskutuar për çështjen e integrimit euroatlantik të Kosovës.
Sipas kryediplomates kosovare, me Beaune është diskutuar edhe tema e dialogut Kosovë-Serbi.
“Kënaqësi ta takoj Clement Beaune, diskutuam për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe çështjet në lidhje me dialogun. Ne ndamë gjithashtu shqetësimin tonë për situatën në Ukrainë dhe implikimet e sigurisë që ajo paraqet për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.























