Plaçkitet redaktorja e RTK2 para ndërtesës së RTK-së
BKT
Lajme

Plaçkitet redaktorja e RTK2 para ndërtesës së RTK-së

Të shtunën në mbrëmje rreth orës 22.30, autorë të panjohur kanë grabitur redaktoren e RTK2. Grabitja ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Prishtina” para ndërtesës së RTK-së në Prishtinë.

Në përfundim të orarit të punës, redaktorja T.D. dhe realizatori D.V. , të dy me nacionalitet serb, hipën në një makinë Hyundai të parkuar. Pas automjetit të tyre ishte një makinë Golf 7 pa targa. Pas parkimit, Golfi ka ndaluar pranë veturës në të cilën ndodheshin dy punëtorë të RTK2.

Njëri nga dy autorët ka zbritur nga makina dhe ka hapur me shpejtësi rrufe derën e pasme të Hyundait të parkuar, nga e cila ka vjedhur një çantë me dokumente personale, para dhe një celular të redaktores T.D.

Rasti është raportuar në polici, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetimet. Hetimi është në vazhdim.

Kujtojmë se familja e po të njëjtës redaktore disa muaj më parë ishte në shënjestër të grabitësve. Me atë rast iu vodhën vetura, dokumentacioni i plotë personal, kursimet dhe celularët. Ndonëse ka kaluar gati gjysmë viti nga ajo kohë, autorët ende nuk janë gjetur.


MË SHUME NGA Lajme