Hoxhaj: Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në qorrsokak
BKT
Lajme

Hoxhaj: Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në qorrsokak

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në një qorrsokak dhe, sipas tij, është mjaft e rrezikshme për Kosovën meqë në kontekstin ndërkombëtar do të ishte urgjente arritja e një marrëveshje mes të dyja vendeve.

"Dialogu realisht ka hyrë në një qorrsokak. Sikurse që ka thënë sot edhe Borrell. Kjo është e rrezikshme për Kosovën meqë në kontekstin ndërkombëtar të cilin po jetojmë do të ishte urgjente arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, jo për interesa të kësaj tu fundit por për interesin tonë bazik për ta përmbyllë shtetndërtimin e Kosovës", tha Hoxhaj.

Poashtu Hoxhaj për liberalizimin e vizave tha se sapo të përfundojnë zgjedhjet në Francë do të ndodhë një vendim pozitiv.

"Jam mëse i sigurt se sapo të përfundojnë zgjedhjet në Francë, e cila ka qenë një vend i cili e ka penguar marrjen e një vendimi për liberalizim të vizave, do të ndodhë një vendim pozitiv. Nuk e di nëse mund të ndodhë gjatë këtij viti por Qeveria e Republikës së Kosovës do të duhej të lëvizë në qendrat kryesore të BE-së, qoftë në Berlin, Paris , Romë, Vjenë por edhe në Bruksel, edhe me shtetet tjera anëtare, që të bisedoj për atë se kur do të kishte mundësi që një vendim të merrej prej Komisionit Evropian, meqë Parlamenti Evropian ka vendosur shumë më herët pozitivisht për Kosovën", tha ai./Përgatiti: P.Gashi/


MË SHUME NGA Lajme