17:44 / 20.03.2022
Policia parandalon kontrabandimin e 2 mijë kilogramëve mjaltë
Njësia patrulluese e policisë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër ka parandalar kontrabandimin e 2 mijë kilogramëve mjaltë.
Sipas Policisë, në pjesën malore të fshatit Debelldeh është hasur një automjet furgon me ngjyrë të bardhë në të cilin kishte 2 mijë kilogram mjaltë.
"Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Republika e Maqedonisë Veriore për në Republikën e Kosovës", njofton Policia.
Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arritur të ikë dhe siç njofton Policia, automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.

























