Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë është Fitim Uka autor i librit “Teoria dhe psikoterapia e kohezionit të brendshëm”.
Ndërkaq mysafir tjetër është Oliver Jens Schmitt anëtar i Akademisë së Shkencave të Austrisë , Profesor i Historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës. Ai flet për veprën “Ballkani në shekullin xx”.
Për “JAVËN E PARËS”, i ftuar është Labinot Preniqi nga BQK.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se si do të jetë moti këtë javë?.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























