Kurti: E pabesueshme që politikanët që luftuan për liri, të jenë në burg
Hysni Demaku
Kryeministri Albin Kurti ka folur për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në një intervistë për gazetën italiane "La Republika", ai tha se ata bënë luftë të fortë me Serbinë.
Kurti deklaroi se është e pabesueshme që politikanët e lartë të Kosovës që luftuan për liri, të jenë në burg. Kryeministri foli edhe për luftën në Ukrainë dhe lidhjen e Serbisë me Rusinë. Presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ai e quajti kukull të Putinit, ndërsa shtoi se Serbia dëshiron para evropiane dhe armë ruse.
Kurti në këtë intervistë komentoi edhe faktin që Putini e përmendi Kosovën për ta arsyetuar pushtimin e Ukrainës, duke deklaruar se Putinit i pëlqen të mistifikojë ndërhyrjen e NATO-s për ta justifikuar hegjemoninë ruse.























