Vuletiq: Serbia për 10 vjet bëri në Kosovë, atë që Rusia po bën në Ukrainë
Kryetari i Forumit Demokratik Qytetar, Zoran Vuletiq, ka tronditur me deklaratën e tij në emisionin “Kartoni i Kuq” në Televizionin Kurir, se Serbia u bombardua në vitin 1999, sepse ajo bëri për 10 vjet në Kosovë atë që po bën Putini sot në Ukrainë.
Gjatë bisedës me gazetarin Svetislav Basara, Vuletiq e bëri të qartë se ai e dënon agresionin e NATO-s ndaj Serbisë, por se shoqëria jonë duhet të bëjë një analizë se përse jemi bombarduar në radhë të parë.
“Kemi 23 vjet sa i përket integrimit. Pse është kështu, unë fajtorin do ta kërkoja te Qeveria, e cila i ka marrë këto vendime ashtu siç i ka marrë dhe ka shmangur zgjidhjen e problemeve që kishte Serbia. Unë e dënoj agresionin e NATO-s ndaj Serbisë, nuk është problem, por fillimisht duhet të bëjmë një analizë se pse jemi bombarduar. A filloi lufta në 1999 dhe më pas përfundoi në 3 muaj, apo Serbia bëri atë që Putin dhe regjimi i tij i bëri Ukrainës 10 vjet më parë? A do të ishim bombarduar nëse nuk do të ishte Vukovari, Srebrenica, Dubrovniku, Sarajeva, 6 muaj para bombardimeve, dëbimet e shqiptarëve në '99 nga Kosova. Ne thjesht ndoqëm një politikë të tillë për 10 vjet, ku i treguam botës se nuk jemi një partner i qëndrueshëm në marrëdhëniet politike. Se çfarë lloj epilogu morëm është e qartë për të gjithë. Prandaj nuk është e drejtë të mos përmendim të gjitha këto, prandaj të shohim nëse faji është vetëm i BE-së”, tha Vuletiq.
Vuletiq beson se BE i jep Serbisë më shumë shansa sesa e meriton.
“Mendoj se BE na jep shumë më tepër kredi dhe shansa sesa e meritojmë. Nuk është në rregull që ne të themi se duam të hyjmë në BE dhe të sillemi në çdo situatë duke i futur gishtin në sy. Ne si shoqëri, padyshim që nuk jemi në gjendje të përshtatemi me kohën dhe vendin ku jetojmë, jemi të mpirë dhe as nuk e dimë pse ka nisur procesi i negociatave 20 vjet më parë. Derisa të vendosim përfundimisht se çfarë duam të bëjmë, nuk mund të mbijetojmë”, tha Vuletiq.
Ai shtoi se Rusia e përdorë Kosovën vetëm për të treguar “muskuj” në Ballkan dhe se duhet ta thejmë këtë manovër.
“Së pari duhet të zgjidhet problemi më i madh, i cili mbetet Kosova. Kur ia thejmë këtë manovër Rusisë për gjoja mbajtjen e asaj që nuk kemi, çfarë lidhje do të kishte politika ruse me ne? Ne kemi mbetur terreni i fundit i provës së politikës ruse për të treguar muskujt e saj në Ballkan. Jam thellësisht i pakënaqur për këtë, jam i vetëdijshëm se ky qëndrim është pakicë në Serbi, por koha do të tregojë se është qëndrimi i duhur”, tha Vuletiq./S.Kelmendi























