Velija:Lufta ndaj korrupsionit dhe vaksinimi arritje një vjeçare e qeverisë
Nesër ( e martë) bëhen 1 vit që kur u votua Qeveria Kurti II, e cila kishte disa prioritete si: menaxhimin e pandemisë, punësimin, arsimin drejtësinë etj. Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës, Qeveria Kurti II kishte marrë besimin e 67 deputetëve, ndërsa 30 deputetë kishin votuar kundër.
Konsulenti i politikave publike Dardan Velija, vlerësoi se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka kaluar nëpër disa probleme si pandemia, rritja e çmimeve, energjia dhe së fundi lufta në Ukrainë, e cila është e pa paprecedent nga Lufta e Dytë botërore
“Qeveria prej fillimit është munduar të tregojë se korrupsioni nuk do të jetë më ashtu siç ka qenë, nuk ka pasur asnjë skandal të dukshëm korruptiv, është një arritje epokale, për vaksinim duhet dhënë meritat qeverisë dhe Kosova shumë shpejt u bë njëra ndër vendet e para me vaksinim”, tha ai për RTK.
Për luftën ndaj korrupsionit, Velija tha se institucionet e Kosovës janë në rrugë të mbarë.
Ai vlerësoi se kanë pritur më shumë rritje të investime të huaja. “Edhe nuk kemi strategji ë energjisë, nuk kemi parë diçka të madhe në sektorin minerar, nuk kemi parë ndonjë investitorë të madh që ka ardhur në Kosovë, kemi pasur rritje ekonomike të Kosovës më të madhe që kemi pasur, është në përputhje më rrethanat, por jo më pritjet dhe ndryshimet”, theksoi ai.
Ndryshe Qeveria Kurti 1 ishte votuar më 3 shkurt të vitit 2020, pas një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).Qeveria e Kurti 1 është rrëzuar përmes një mocioni të mosbesimit më 25 mars 2020, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Përgatiti: Afet Bela























