AGK dënon sulmin ndaj mediave nga shefi i stafit të kryeministrit
BKT
Lajme

AGK dënon sulmin ndaj mediave nga shefi i stafit të kryeministrit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për sulmin e mediave nga shefi i stafit të kryeministri, Luan Dalipi përmes një shkrimi të tij në Facebook.

Sipas AGK-së, Dalipi ka sulmuar në mënyrë të paprecedentë mediat në Kosovë, duke lidhur ato me ‘biznise kriminale’ dhe duke u bërë thirrje ‘qytetarëve të dinjitetshëm’ që t’i bojkotojnë ato.

AGK konsideron se thirrja e tillë publike e njeriut më të afërt të kryeministrit Kurti në qeveri është shumë e rrezikshme dhe thirrje e hapur për linçim, thuhet në komunikatën për media.

“Gjuha e zotit Dalipi është vazhdimësi e sulmeve të individëve të shumicës parlamentare në Kosovë, që rrezikon direkt sigurinë e gazetarëve dhe ushtrimin e profesionit në vend”, thuhet në komunikatë./S.K.


MË SHUME NGA Lajme