​Haxhiu takohet me delegacionin e BE-së, diskutohen reformat në drejtësi
BKT
Lajme

​Haxhiu takohet me delegacionin e BE-së, diskutohen reformat në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim një delegacion nga Bashkimi Evropian, i kryesuar nga Vassilis Maragos, me ç’rast diskutuan nga afër rreth reformës dhe sfidave në sistemin e drejtësisë.

"Ministrja Haxhiu vlerësoi lartë angazhimin dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka dhënë dhe po i jep Republikës së Kosovës në sfera të ndryshme, veçmas ato në sistemin e drejtësisë.", njofton Zyra për Komunikim Publik - MD-së.

Ndërsa, shefi i njësisë për Kosovë, Maragos shprehi gatishmërinë për mbështetje me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit dhe inkurajoi që institucionet e Kosovës të jenë të koordinuara me BE, në mënyrë që shumë nga reformat e planifikuara të Qeverisë së Kosovës të realizohen në pajtim edhe me standardet e BE-së.

Sipas këtij njoftimi, palët u dakorduan për vazhdimin bashkëpunimit në të ardhmen./N.M.


MË SHUME NGA Lajme