Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të diskutuar për punën sociale dhe media në Kosovë, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt.
Sokol Xhafa ud. kryeshef ekzekutiv i Ujësjellësit “Prishtina”, flet për Ditën botërore të ujit, rritjen e çmimi të ujit në Kosovë dhe pagesat dhe borxhet ndaj ujësjellësit.
Ndërsa Lirim Krasniqi bashkëdrejtor ekzekutiv në “Germin”, flet për rolin e remitancave në stabilitetin ekonomik të vendit dhe projektet e “Germin“ për vitin 2022
“Hortikultura” mbjell 1 milion e 200 mijë lule në pranverë, për këtë do të flas Isak Rakovica kryeshef i kompanisë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























