Isufi: Nëse ka vullnet mund të ketë demarkim të ri të kufirit me Malin e Zi
BKT
Lajme

Isufi: Nëse ka vullnet mund të ketë demarkim të ri të kufirit me Malin e Zi

Të hënën janë bërë katër vjet që nga ratifikimi i demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje asokohe u përcoll me tensione e masa të shtuara të sigurisë në vend. Pas tre vjetësh refuzimi e kalimi pa sukses në Kuvendin e Kosovës marrëveshja e kufirit me Malin e Zi u ratifikua në vitin 2018 me 80 vota pro dhe 11 kundër.

Ish-anëtari i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi, Florim Isufi, tha nuk ka pasur gatishmëri për të rishikuar edhe njëherë Marrëveshjen me Malin e Zi, e cila sipas tij Kosova ka humbur territor. “Nuk po them se ka pasur zhagitje nga Mali i Zi, por nuk ka qenë prioritet parësor për të pasur rishikim sipas ligjit që u miratua n Kuvendin e Kosovës”, tha ai për lajmet e fundit në RTK.

Sipas tij varet prej Malit të Zi, nëse do të ketë demarkim të ri të vijës kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës.“Varet prej vullnetit politik në Mal të Zi, nëse do të kemi demarkim të ri të kufirit me Kosovën, pres se do të ketë”, theksoi ai.

Ish-anëtari i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi, Florim Isufi, bëri me dije se është gatshëm të kontribuojë në këtë drejtim, pa marrë parasysh kush është në qeverinë e Kosovës.(Përgatiti: Afet BELA)


MË SHUME NGA Lajme