Kurti takon historianin Oliver Jens Schmitt
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim historianin e njohur, Oliver Jens Schmitt.
Sipas komunikatës për media, Kurti e njoftoi Shmitt për të arriturat, përmbushjen e programit qeveritar dhe sfidat për të ardhmen.
Gjendja me pandeminë është vënë nën kontroll dhe situata është përmirësuar dukshëm, ndërsa është shënuar rritje ekonomike dhe rezultate të mira në luftën kundër krimit e korrupsionit, tha kryeministri Kurti.
Në anën tjetër, Schmitt e përgëzoi kryeministrin për të arriturat dhe për stabilitetin politik në qeverisje. Ai e vlerësoi Kosovën si vendin me demokracinë më funksionale në rajon, me media dhe shoqëri të lirë. Bashkimi Evropian duhet ta vlerësojë këtë progres të Kosovës, tha Schmitt.
Në takim, Kurti shë Shmitt diskutuan për invazionin dhe agresionin rus në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në Evropë e posaçërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Schmitt i dhuroi kryeministrit Kurti librin e tij të fundit, përmbledhjen në pesë vëllime të korrespondencave të konsujve austriakë për Kosovën me titull: “Politika dhe Shoqëria e Vilajetit të Kosovës”./S.K.
























