LDK: Një vit paaftësi qeverisje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në konferencë për media ka kritikuar qeverisjen njëvjeçare të kryeministrit, Albin Kurti.
“Përgjatë 12 muajve të shkuar, kjo qeverisje është përcjellë me popullizëm, arrogancë, arsyetime tek e shkuara e mungesë të qartë të vizionit zhvillimor për Kosovën. Është përcjellë dhe me braktisje të kauzave fondamentale të ngritjes në pushtet; siç është përcjellë me braktisje të halleve e nevojave të qytetarëve në secilën krizë me të cilën është ballafaquar për një vit”, thotë Abdixhiku.
Kjo parti renditë paaftësinë e qeverisjej që nga kriza e pandemisë, tek ajo e energjetikës e deri tek rritja alarmante e çmimeve, përmes të cilave Qeveria Kurti ka vendosur t’i braktisë qytetarët tanë, dhe në betejën e tyre me përballueshmërinë, të sillet si vështruese e krizave. Ajo ka dështuar të reagojë me kohë; siç ka refuzuar të ndërmarrë masa adekuate që do të zbusnin secilën krizë.
Në vazhdim LDK ka renditur dështimet e Qeverisë Kurti:























