BE: Kosova ka refuzuar një propozim të QUINT-it për zgjedhjet serbe
Bashkimi Evropian ka njoftuar se Kosova ka refuzuar një propozim të shteteve të QUINIT-it lidhur me modalitetet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë më 3 prill.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e cilësoi këtë vendim të autoriteteve të Kosovës në kundërshtim me përkushtimin e Kosovës për rrugën evropiane.
“BE-ja ka vepruar si lehtësues, përfaqësuesi i Lartë ishte i angazhuar në kontakte për të gjetur marrëveshje për zgjidhje praktike që do t’u mundësonte qytetarëve me dyshtetësi të marrin pjesë në zgjedhje. Kemi bërë përpjekje të gjejmë zgjidhje praktike duke përdorur analogjitë që ishin vendosur në votime në të kaluarën”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.
“Duke pranuar se Serbia ka qenë e hapur për gjetjen e zgjidhjes, ne shprehim keqardhje se konsensusi mes palëve në fund nuk u arrit pas vendimit të Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të Quint-it”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.(RTK)























