ATK dhe Policia në aksion, dyshime për shmangie tatimi
BKT
Lajme

ATK dhe Policia në aksion, dyshime për shmangie tatimi

Venhar Isufi

Është vetëm njëri nga lokacionet në të cilin Administrata Tatimore e Kosovës zhvilloi aksionin e së martës duke u asistuar edhe nga policia.

Hetuesit e ATK-së cak kishin dy lokacione të një kompanie biznesi, e cila ushtron veprimtarinë e mbjelljes së flokëve. Kjo kompani po dyshohej për shmangie tatimi rreth 100 mijë euro.

Nga hetuesit në këtë biznes u sekuestruan dokumentacione, fatura të shitjes së shërbimeve, evidencë të pagesave nga klientët, lista e produkteve në stoqe dhe çështje të tjera të rëndësime për hetuesinë.

Rasti do të procedohet në prokurorinë kompetente derisa të gjeturat do të bëhen publike pas analizimit të rastit.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Lajme