Kurti: Nuk ka zgjedhje serbe pa marrëveshje paraprake
Kryeministri Albin Kurti, në emisionin “RTK Prime”, tha se zgjedhje mund të ketë vetëm nëse kemi një marrëveshje paraprake me qeverinë e Serbisë. Kreu i qeverisë thotë se ka shumë praktika për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
“Zgjedhje mund të ketë vetëm nëse kemi një marrëveshje paraprake me qeverinë e Serbisë kur ne pranojmë marrëveshjen në mes dy qeverive që të jemi dakord me zgjedhjet”, tha ai.
Kurti tha se e di që vendet e QUINT-it janë angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje për votimin e serbëve në Kosovë, për këtë thotë se ka marrë edhe kritika, por thotë se nuk mund të veprojë ndryshe.
“QUINT kërkon marrëveshje edhe ata janë dakord që të ketë marrëveshje, që Serbia të mos përfundojë në përqafimin final të Federatës ruse, por ato janë lidhje të thella e të gjera", tha Kurti.
Kreu i qeverisë thotë se nëse synohet mbajtja e zgjedhje pa marrëveshje atëherë "kjo është shkelje e Kushtetutës sonë, ne nuk do të rrimë si spektatorë”.























