Shqyrtohet mundësia e përjashtimit të Rusisë nga G20
BKT
Lajme

Shqyrtohet mundësia e përjashtimit të Rusisë nga G20

Zëdhënësi kryesor i Putinit refuzoi të përjashtonte përdorimin e armëve bërthamore, në një intervistë që ai dha për CNN-in, duke thënë se ato do të përdoren vetëm në rast të një "kërcënimi ekzistencial" për Rusinë.

Pentagoni i ka quajtur  komentet bërthamore "të rrezikshme", por ka thënë se SHBA nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj parandalues.

SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po shqyrtojnë një lëvizje, për të përjashtuar potencialisht Rusinë nga G20, ka raportuar Reuters.

Agjencia e lajmeve tha gjithashtu se Polonia të martën u kishte sugjeruar zyrtarëve amerikanë që të zëvendësojnë Rusinë në grup dhe se ata morën një "përgjigje pozitive".

Një shtytje e tillë do t'i shtonte sanksionet ekzistuese ekonomike kundër Rusisë nga Perëndimi. Por, ka të ngjarë të vihet veto edhe nga vende të tjera kyçe të G20-s, përfshirë Kinën, Indinë dhe Arabinë Saudite, sugjerojnë analistët.

Si rezultat, disa parashikojnë se aleatët perëndimorë të G7 mund të bojkotojnë takimet e G20 këtë vit.

Rusia gjithashtu ka qenë pjesë e G7, e cila u zgjerua në G8 në vitet 2000 për të akomoduar Moskën, por ajo u përjashtua pasi aneksoi Krimenë në 2014.


MË SHUME NGA Lajme