11:36 / 23.03.2022
Ambasadori i Malit të Zi në SHBA: Shteti fqinj nuk quhet "Kosovë Metohi"
Ambasadori i Malit të Zi në Uashington, Miodrag Vllahoviq, ka kritikuar ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, George Radulloviq, pasi ky i fundit iu referua Kosovës me termin “Kosovë e Metohi”.
Teksa komentonte vendimin e Kosovës dhe të Malit të Zi rreth mbajtjes së zgjedhjeve serbe brenda këtyre territoreve, Radulloviq në deklaratë Kosovës iu drejtua me termin, për të cilin Vllahoviq e ka cilësuar si “diplomaci teletabis”.
Në reagim, Vllahoviq deklaratën e kryediplomatit malazez e ka cilësuar produkt të injorancës./RTK























