Guvernatori Mehmeti takoi përfaqësuesit e BERZH-it
BKT
Lajme

Guvernatori Mehmeti takoi përfaqësuesit e BERZH-it

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga drejtori për Kosovë, NeilTaylor.

“Guvernatori Mehmeti falënderoi përfaqësuesit e BERZH-it për prezantimin e Raportit të Tranzicionit për vitin 2021/2022, duke theksuar edhe angazhimin dhe kontributin e rëndësishëm që BERZH-i në vazhdimësi ka dhënë për mbështetjen e institucioneve të Kosovës dhe në përgjithësi për zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

“Guvernatori Mehmeti informoi përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim lidhur me zhvillimet makroekonomike dhe financiare në Kosovë, duke theksuar qëndrueshmërinë e lartë të sistemit financiar dhe rolin e tij në mbështetje të ekonomisë së vendit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas këtij njoftimi, Guvernatori Mehmeti falënderoi përfaqësuesit e këtij institucioni për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës për realizimin e një numër projektesh me BQK-në, si dhe shprehu interesimin për rritjen e tyre.

“Ndërsa, drejtori i BERZH për Kosovë, NeilTaylor ka shfaqur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve”, përfundon njoftimi. /F.Sertolli


MË SHUME NGA Lajme