14:27 / 23.03.2022
Forca Speciale Amerikane gatishmëri për të ndihmuar PK-në
Është mbajtur ceremonia e finalizimit të trajnimit mes Forcave Speciale Amerikane dhe Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.
Përmes këtij trajnimi, zyrtarët e Njësisë Speciale kanë arritur të zgjerojnë njohuritë e të fitojnë shkathtësi të reja operimi.
Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla dhe drejtori i Policisë se Kosovës, Samedin Mehmeti, kanë theksuar se përkushtimi i Forcave Speciale Amerikane është rezultat i bashkëpunimit mes dy shteteve dhe dëshmon gatishmërinë për të ndihmuar policinë në ngritjen e kapaciteteve./RTK























