Policia arreston një shtetase shqiptare për shitblerje të narkotikëve
BKT
Lajme

Policia arreston një shtetase shqiptare për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve.

Sipas njoftimt të Policisë, është realizuar një bastisje në banesën e të dyshuarës, me ç'rast janë konfiskuar disa qese me sasi të ndryshme me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë, në total 201.19 gram, si dhe telefon, kartëmonedha e gjësende të tjera.

E arrestuara, më urdhër të Prokurorisë, është derguar për mbatje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN)-Ferizaj kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative në teren, për një të dyshuar, e cila dyshohet se merret me shitblerje të narkotikëve dhe është duke u kthyer nga Shqipëria për në Kosovë.

Më datën 22.03.2022, DHTN-së Ferizaj, pas një plani taktik nën asistimin hetuesve të DHTN-së në Prizren, rreth orës 21:30,  kanë ndaluar një veturë në të cilën ishte e dyshuara femër,  Xh. N (1997) shtetase e Republikës së Shqipërisë.

Pas kontrollit të së dyshuarës, tek e njëjta janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë. E dyshuara e lartcekur është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Pas njoftimit të Prokurorit  kujdestar si dhe marrjes së urdhrit verbal nga gjykatësi i procedurës paraprake, policia ka realizuar bastisjen në banesën,  në të cilën e dyshuara ka jetuar me qera dhe në tërësi tek e dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale si në vijim:

·    Disa qese me sasi të ndryshme me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë, në total 201.19 gram.
·    Dy peshore dhe disa  qese të zbrazëta
·    Një pjatë porcelani ku është bërë matja dhe përgatitja për shtije.
·    Një palë gërshërë.
·    Një pasaportë .
·    Një telefon celular.  
·     Një kartëmonedhë 20 euro.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, e dyshuara Xh. N (1997), është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Lajme