Kurti prit udhëheqësit e zyrave komunale të komuniteteve dhe kthim
BKT
Lajme

Kurti prit udhëheqësit e zyrave komunale të komuniteteve dhe kthim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim udhëheqësit e zyrave komunale të komuniteteve dhe kthim.

Në këtë takim të thirrur nga kryeministri Kurti është biseduar për gjendjen e komuniteteve shumicë.

Kurti dhe udhëheqësit e zyrave komunale të komuniteteve dhe kthim bashkëbiseduan për intervenimet e mundshme në çështje jetike që ata ballafaqohen.

E shefi zyrës për komunitete në Rahovec, Lendrit Qeli tregoi për gjendjen e komuniteteve në këtë komunë.

“Komunitetet jo-shumicë në Kosovë, e me pozitë të ngjashme edhe në Komunën e Rahovecit, gjinden në një situatë të rëndë e të vështirë , ata ballafaqohen me pabarabartësi, diskriminim ditor dhe me probleme të ndryshme, me jetesë të dobët, e sidomos në çështje jetike, e me të rënduar vazhdojnë të jenë grupet e cenueshme siç janë komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian , pavarësisht disa avancimeve situate mbetet e brishtë , ketë e thonë edhe raportet ndërkombëtare dhe raporti i progresit”, ka thënë Qeli.


MË SHUME NGA Lajme