Hoxhaj për vdekjen e Albright: Kosova sapo humbi miken më të madhe
BKT
Lajme

Hoxhaj për vdekjen e Albright: Kosova sapo humbi miken më të madhe

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se bota sapo humbi një person të jashtëzakonshëm.

"Kosova sapo humbi miken më të madhe, sekretaren Madeleine Albright. Një ndër gratë më të guximshme dhe politikanet më të dashura për ne, që gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës dhe të drejtës historike. Faleminderit, mikja jonë e çmuar! Pusho në paqe", ka shkruar Hoxhaj. 


MË SHUME NGA Lajme