08:33 / 24.03.2022
Kurti e Konjufca bëjnë homazhe tek busti i Madeleine Albright
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, të enjten do të bëjnë homazhe te busti i ish Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
Homazhet do të fillojnë në orën 09:45.
Albright vdiq dje në moshën 84 vjeçare pasi humbi betejën me kancerin.























