Seanca e Kuvendit fillon me një minutë heshtje për Madeleine Albright
BKT
Lajme

Seanca e Kuvendit fillon me një minutë heshtje për Madeleine Albright

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e veçantë për nder të shënimit të 23-vjetort të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Seanca ka filluar me një minutë heshtje për ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq dje në moshën 84 vjeçare.

“Shpirti i saj u prehtë në paqe. Populli i Kosovës do ta kujtojë gjithmonë me respektin më të lartë zonjën Albright”, tha kryeparlamentari, Glauk Konjufca.


MË SHUME NGA Lajme