Kusari-Lila, VV: T`i kujtojmë gjeneratat që ranë për liri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se 24 marsi i vitit 1999 shënon fillimin e fundit të luftës në Kosovë e cila u intensifikua me bombardimet e NATO-s.
Në seancën e veçantë të kuvendit, me rastin e 23-vjetorin e intervenimit të NATO-s ku ndër e kujtoi edhe Madeleine Albright.
“Askush nuk e paramendoi se personazhja kryesore sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright, do të vazhdonte rrugën e saj në përjetësi. Simbolika përveç se është e veçantë, në vete përmban edhe një mesazh, atë të vendosjes të fokusit të gruas në të gjitha proceset”, tha ajo.
Kusari Lila tha se ish-sekretarja Madeleine Albright do të shërbejë shumë gjatë si inspirim për vajzat dhe gratë.
“Simboli më i mirë i diplomates së rangut botëror. Dita e sotme na sjell shumë kujtime”, tha Kusari.
Ajo tha po ashtu se është shumë e rëndësishme të kujtojmë ushtarët e rënë e gjenerat që ranë për liri.























