Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për triumfin e studentëve të juridikut, në garën rajonale në Bosnjë, do të flasin, Morea Salihu, studente dhe Lekë Morina, student.

Valon Xoxa, zyrtar i projektit "Programet aktive të tregut të punës 3" të UNDP-së, flet për lansimin e programit për zhvillim të aftësive digjitale.

Edhe në Kosovë shënohet “Ora e Tokës”, ku për këtë do të flas, Ariana Çaka, zyrtare për komunikim, WWF Adria.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

/F.Cërvadiku/


MË SHUME NGA Lajme