Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Studentët e juridikut triumfojnë në garën rajonale në Bosnjë dhe për këtë të ftuar janë studentët Lekë Morina dhe Morea Salihu.

Mysafir tjetër është Valon Xoxa zyrtar i projektit "Programet aktive të tregut të punës 3" të UNDP-së. Ai flet për lansimin e programit për zhvillim të aftësive digjitale.

“Ora e tokës” shënohet edhe në Kosovë”. Për këtë do të flas Ariana Çaka zyrtare për komunikim, WWF Adria.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme