08:24 / 25.03.2022
Gashi: Të punojmë më shumë për afirmim të shtetësisë së Kosovës
Më 24 mars janë bërë 23 vite nga sulmet e NATO-s ndaj caqeve ushtarake të Serbisë.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi , tha se procesi i Kosovës ka qenë shumë delikat.
“Kosova ka kaluar nëpër faza të ndryshme, kemi pasur një stërzgjatje prej 8-9 viteve deri në procesin e pavarësisë së Kosovës. Ai proces ka qenë delikat, pra nuk ka pasur rezolutë, por që është bërë në koordinim me aleatët tanë, të cilën i kanë quar proceset përpara të shtetndërtimit të Kosovës, deri tek Gjykata e ndërkombëtare, e cila vulosi legjitimin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, tha ai për RTK.
Gashi vlerësoi se për duhet punuar më shumë që të kemi njohje të reja dhe afirmim të Kosovës në arenën ndërkombëtare.(A.B)























