09:13 / 25.03.2022
Bislimi zhvillon takime në Bruksel
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë, do të zhvillojë takime në Bruksel në kuadër të procesit që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Diplomatët në Bruksel këtë takim e quajnë si “takim në kuadër të dialogut”, dhe paralajmërojnë se në të njëjtën ditë, Lajçak do të komunikojë nëpërmjet video-lidhjes edhe me delegacionin e Serbisë./RTK























