Ministria e Mbrojtjes i ofron mbështetje Komunës së Prishtinës
BKT
Lajme

Ministria e Mbrojtjes i ofron mbështetje Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mbrojtjes, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e mbështetjes teknike e profesionale nga Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet njësive të FSK-së.

Kjo bëhet me qëllim të realizimit të aktiviteteve të Komunës për trajtimin e materialeve të cilat përmbajnë asbest me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve. 

Nënshkrimi u bë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të cilët pas nënshkrimit të marrëveshjes dhanë detaje në një konferencë për media.(RTK)


MË SHUME NGA Lajme