Donfried për Kurir: Serbisë i takon të vendosë nëse do të sanskionojë Rusin
BKT
Lajme

Donfried për Kurir: Serbisë i takon të vendosë nëse do të sanskionojë Rusin

Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried në një intervistë ekskluzive për Kurir, tha se Vladimir Putin dhe Rusia sulmuan brutalisht Ukrainën dhe është e rëndësishme që ne të gjithë të dënojmë një sjellje të tillë.

-  Ju thatë se vendimi i Serbisë për të dënuar sulmin rus në Ukrainë është një mesazh i fuqishëm dhe se tani prisni një luftë kundër dezinformatave. Çfarë donit të thonit?

– Kur e thash këtë, e kisha fjalën për rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe i bën thirrje Rusisë që të tërhiqet menjëherë nga ai vend. Mendoj se është e mundur që Serbia të jetë një nga 141 vendet që e kanë mbështetur atë rezolutë. Vetëm pesë vende votuan kundër. Serbia i është bashkuar botës dhe të gjithë fqinjëve të saj në dënimin e Rusisë. Është një mesazh i qartë, i fortë, unik që tregon dëshirën e Serbisë për të qenë pjesë e komunitetit evropian. E përshëndeta. Për sa i përket dezinformatave, është shqetësues fakti që po intensifikohen kaq shumë dezinformata nga Kremlini për luftën nga disa media, përfshirë ato në Serbi. Në anën tjetër, ka pasur raportime objektive dhe të përgjegjshme në mediat serbe, përfshirë edhe Kuririn. Por ka informacione të pabaza që shtyhen çdo ditë nga media të caktuara për të justifikuar atë që është një luftë brutale dhe çnjerëzore. Pavarësisht asaj që shkruajnë disa tabloidë, fakti që Rusia nisi një pushtim të Ukrainës, nuk ka asgjë njerëzore në atë që ata po bëjnë. Dhe mendoj se është e rëndësishme që këto fakte të jenë të qarta.

- A prisni që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, marrë parasysh se Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë të varura nga gazi dhe nafta ruse. A është e mundur kjo?

- I takon Serbisë nëse do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Por më lejoni t'ju them pse Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Rusisë. Shtetet e Bashkuara, së bashku me shumë aleatë dhe partnerë evropianë, e kanë bërë këtë për një arsye - ne duam të parandalojmë Putinin që të vazhdojë një luftë të paprovokuar kundër Ukrainës. Shkelja e hapur e Putinit e ligjit ndërkombëtar duhet të ndalet menjëherë. Ne po bashkëpunojmë me BE-në, me të gjithë komunitetin ndërkombëtar për të dërguar një mesazh të qartë se nëse Rusia vazhdon të pushtojë, do të përballet me pasoja të tmerrshme. BE tha se pret që vendet që dëshirojnë të jenë pjesë e komunitetit të shpejtojnë vendimet e tyre me anëtarët e tjerë. Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën evropiane të Serbisë, kështu që unë e di se Serbia do të përballet me ato vendime. Dua të them se të gjithë ne që vendosëm sanksione ndaj Rusisë po përballemi me disa pasoja dhe po punojmë për t'i zbutur ato, por sanksionet do të kenë ndikim në të gjitha ekonomitë tona. Me këtë në mendje, ndikimi në ekonominë ruse është i fortë dhe ne mund të shohim mbylljen e tregjeve ruse dhe rënien drastike të rublës. Nuk ka dyshim se këto sanksione ndikojnë negativisht në Rusi.

- A po planifikoni sanksione të reja kundër Putinit dhe Rusisë? Pak ditë më parë, Senati amerikan e shpalli Putinin kriminel lufte.

- Agredioni rus i Ukrainës më 24 shkurt inicioi disa paketa sanksionesh. Menjëherë vendosëm një pjesë të sanksioneve, por nuk u ndalëm. Ne vazhdojmë të vendosim sanksione kundër Rusisë ndërsa pushtimi brutal vazhdon. Ne shohim civilë ukrainas të vrarë çdo ditë, çdo orë. Kjo nuk është e pranueshme. Ne do të vazhdojmë të vendosim masa të ashpra kundër Rusisë.

- Si e përcaktoni pozicionin e Kinës momentalisht?

- Kjo është një pyetje e rëndësishme. Pa dyshim që e keni parë Presidentin Biden duke folur me Xi Jinping për dy orë të premten. Kemi parë kinezët dhe rusët, Xi dhe Putin, të bien dakord për deklaratat gjatë Lojërave Olimpike Dimërore. Ne kemi parë gjithashtu unifikimin e pikëpamjeve për Ukrainën. Presidenti Biden donte t'i bënte të qartë Xi se si Amerika e sheh konfliktin në Ukrainë, se Rusia është agresore, se ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Kina ka mbrojtur tradicionalisht parime të rëndësishme të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve dhe Shtetet e Bashkuara do të dëshironin që Kina të vazhdojë t'i mbrojë ato parime dhe i thotë qartë Rusisë se duhet të ndalojë pushtimin, të ndalojë dhunën. Mendojmë se Kina ka një rol të rëndësishëm këtu në vendosjen e paqes në kontinentin evropian. Dhe ne do të ndjekim Kinën. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se nëse Kina mbështet Rusinë në kontekstin e pushtimit, kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona me PRC-në.

- Ne dëgjojmë çdo ditë se ligji ndërkombëtar është shkelur. A ishte shkelur në vitin 1999, kur u sulmua FR Jugosllavia, pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së?

- Besoj se këto dy raste janë thelbësisht të ndryshme. Nuk dua të diskutoj për vitet 1990, por mendoj se veprimet e bashkësisë ndërkombëtare për të ndalur dhunën e dokumentuar mirë shtetëror dhe spastrimin etnik të civilëve në Kosovë, të kryera nga regjimi i Millosheviqit, janë thelbësisht të ndryshme nga ajo që po bëhet sot për të ndalur luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Unë mendoj se ne e pamë këtë në fillim të vitit 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë dhe e kemi parë në mënyrë brutale që nga 24 shkurti. Kjo është një shkelje e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së. Prandaj është e rëndësishme që të gjithë të ngrihemi dhe ta dënojmë këtë sjellje. Prandaj, mendoj se është e mundur që Serbia të jetë pjesë e atij konsensusi global të arritur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

- A prisnit që sulmi të ishte i shpejtë dhe a ju befasoi Putini?

- Ndoshta është një surprizë edhe më e madhe për Putinin që agresioni nuk përfundoi aq shpejt sa mendoi Putini. Kremlini duket i frustruar nga paaftësia e ushtrisë ruse për të arritur shumë nga qëllimet e saj në Ukrainë. Të gjithë jemi të frymëzuar nga rezistenca e treguar nga populli ukrainas. Nuk e mbaj mend kush e tha këtë, por mbaj mend që thash se doli që ushtria ruse nuk u përplas vetëm me ushtrinë ukrainase, por me 44 milionë ukrainas që luftojnë për sovranitetin e vendit të tyre. Ne kemi parë që forcat ruse kanë humbje të mëdha, si për humbjet njerëzore, ashtu edhe për teknologjinë. Ne shohim se ukrainasit po luftojnë fort për të mbrojtur vendin e tyre. Ne shohim gjithashtu se ushtria ukrainase është më e fortë dhe më e aftë sesa që ishte në vitin 2014. Ndërsa, ne Shtetet e Bashkuara jemi krenarë që ndihmojmë Ukrainën të mbrohet.

- A munden që SHBA, BE dhe NATO ta mbështesin më shumë Ukrainën? Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është i zhgënjyer me mbështetjen e Perëndimit.

- Unë nuk jam presidenti Zelensky, por e kuptoj pse ai kërkon më shumë se të gjithë ne. Unë e kuptoj. Por dua të them se është e jashtëzakonshme që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë kanë mbështetur Ukrainën. Ne vazhdojmë t'i kërkojmë Putinit çdo ditë që të zgjedhë rrugën e diplomacisë, por për sa kohë që ai zgjedh luftën, ne do t'i ofrojmë sa më shumë mbështetje Ukrainës. Këtë e pamë edhe para konfliktit, por edhe gjatë konfliktit. Ne kemi ofruar një nivel të madh mbështetjeje sigurie prej më shumë se tre miliardë dollarë që nga viti 2014. Vetëm javën e kaluar ishin 800 milionë, kurse Kongresi miratoi një paketë prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën... Po, Zelensky mund dhe duhet të kërkojë më shumë, por mendoj se kjo është ajo që bëmë shumë domethënëse dhe e paprecedentë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë ekonomike dhe humanitare.

-Kur do të përfundojë lufta? Sa mendoni se do të zgjasë konflikti dhe si do të duket bota më pas?

- Vetëm një person në botë e di këtë dhe ai person është Vladimir Putin. Kjo është një luftë zgjedhjesh dhe luftën e zgjodhi Vladimir Putin. Ai e ka gabim në çdo mënyrë. Ka parime që ne mbrojmë. Parime që çdo vend ka të drejtë të zgjedhë politikën e tij, parime që kufijtë nuk ndryshojnë me forcë, parimet e sovranitetit... Realiteti janë civilë të pafajshëm ukrainas që vdesin, sepse Presidenti Putin zgjodhi këtë luftë, ai zgjodhi të sulmojë fqinjtë. Në çdo rast, kjo luftë është e gabuar. Kjo shpjegon pse kaq shumë nga komuniteti ndërkombëtar e ndaluan dhe e dënuan atë. Por Vladimir Putin mund ta përfundojë sot, nëse dëshiron. Të gjithë duhet t'i bëjmë thirrje që ta bëjë këtë./S.Kelmendi

 


MË SHUME NGA Lajme