Protestojnë serbët në veri të vendit
BKT
Lajme

Protestojnë serbët në veri të vendit

Suspendimi i kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, ka nxitur protesta të serbëve në veri të vendit.

Ata po ashtu kanë ngritur shqetësimet e tyre për mos-lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Me pankartat ku kërkojnë të drejtat e tyre, në krye të protestueseve ishte edhe zv/kryeministri serb në qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Ai ka bërë thirrje për protestë të qetë derisa kanë kërkuar reagim nga bashkësia ndërkombëtare.

Ndërkohë Besim Hoti nga Policia e Kosovës ka thënë për RTK-në se protesta është duke vazhduar e qetë dhe se po marrin pjesë qindra serbë nga komunat veriore të vendit.

Nga ana tjetër, gjyqtarët serbë bojkotuan sot punën.


MË SHUME NGA Lajme