Përfundon e qetë protesta e serbëve në Graçanicë
BKT
Lajme

Përfundon e qetë protesta e serbëve në Graçanicë

Në komunën e Graçanicës është zhvilluar një protestë e serbëve, të cilët kanë parakaluar nga Manastiri drejt Shtëpisë së Kulturës, duke kërkuar siç kanë thënë ata, ndërprerjen e `dhunës institucionale`.

Në këtë komunë sot nuk ka dalë në punë asnjë zyrtar i drejtësisë duke shprehur indinjatën ndaj shkarkimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Siç na njofton gazetari ynë nga atje, protesta ka përfunduar e qetë.(RTK)


MË SHUME NGA Lajme