Mbyllet pa fitues ndeshja mes Kosovës U21 dhe Sllovenisë U21
BKT
Sport

Mbyllet pa fitues ndeshja mes Kosovës U21 dhe Sllovenisë U21

Ka përfunduar pa fitues ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat U21 luajti kundër asaj të Sllovenisë.

Ndeshja e sotme ishte e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2023 për U21, ndërsa pas 90 minutave lojë të zhvilluara, rezultati ishte 0:0.

Të dy kombëtaret kishin rastet e tyre për të gjetur golin, po pavarësisht këtyre tentimeve, portierët si ai Nreca-Bisinger i Kosovës dhe Turk i Sllovenisë arritën që t’i mbajnë portat e paprekura.

Kosova gjendet e pesta në tabelën ku kryeson Republika Çeke, ndërsa Sllovenia e treta.