06:42 / 26.03.2022
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për platformën E-Kosova, do të flas, Kujtim Gashi, drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, E-Kosova.
Për Kosovën dhe Shqipërinë në ditën e frankofonisë, në OKB, do të flitet në lidhje të drejtpërdrejt nga Zvicra.
Vita Guhelli, soprano, do të flas për pjesmarrjen e saj si anëtare e juries në “Viva La Musica”, në Spanjë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























