Anglia shënon fitore kundër Zvicrës
BKT
Sport

Anglia shënon fitore kundër Zvicrës

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar sot fitore si vendase në stadiumin “Wembley”, ku e ka mposhtur Zvicrën.

Pas 90’ minutave lojë janë shënuar tre gola, ku Anglia e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Zvicrën, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte Zvicra ajo e cila kaloi në epërsi e para, ku sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Breel Embolo shënon në minutën e 22’ për 1:0.

Golin e barazimit Anglia e gjete përmes mbrojtësit Luke Shaw, i cili shënon një shuper gol në minutën e 45’+1 shtesë për 1:1.

Golin e fundit të kësaj ndeshjeje, dhe të fitores për “Tre Luanët” e shënoi sulmuesi Harry Kane, i cili nga pika e bardhë shënon në minutën e 78’ për rezultatin final 2:1.

Rezultati final është 2:1 në favor të Anglisë.