20:48 / 26.03.2022
Shqipëria e pathyeshme kundër Spanjës, mbyllet pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë stadiumin “RCDE” të Espanyolit e ndeshjes miqësore mes Kombëtares së Spanjës dhe asaj të Shqipërisë.
Përgjatë 45’ minutave lojë të zhvilluara, Shqipëria ka arritur të mbajë vetën kundër Spanjës, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0, përcjell KosovaPress.
Pavarësisht se Spanja ishte ajo e cila e zotëroi topin gjatë kësaj pjese të parë, ku edhe kishte katër tentime për gol, portieri Etrit Berisha arriti ta mbajë portën e paprekur.
Në anën tjetër, edhe “Kuqezinjtë” kishin tentimet e tyre për të gjetur golin, ku regjistruan tre sosh në 45’ minutat e para të ndeshjes kundër Spanjës.
Rezultati i pjesës së parë është 0:0.























