07:21 / 27.03.2022
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë është Besim Morina pulmolog, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, flet për tuberkulozin, trajtimi i tij dhe bronkiti.
Kurse Enver Petrovci aktor dhe profesor i aktrimit, flet për Ditën botërore të teatrit. Ai flet edhe për premierën e shfaqjes “Muslimani”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























