37 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
"Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 37 raste të reja të infektuara me këtë virus. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.572", kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
"Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës. Deri më sot 820.011 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.780 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 1.325 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.572. Në total numri i rasteve aktive është 659" thuhet në njoftim.























