Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, komandant Calit
BKT
Lajme

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, komandant Calit

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës.

Javën e kaluar para trupit gjykues në Hagë u paraqit dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e Mustafës, Brahim Mehmetaj.

Në mbrojtje të Sali Mustafës do të dalin gjithsej 17 dëshmitarë.

Aktakuza ndaj Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020./RTK


MË SHUME NGA Lajme