Karriera e mezo sopranos Vikena Kamenica
BKT
Kulturë

Karriera e mezo sopranos Vikena Kamenica

Aida Gashi

Mezo-sopranoja Vikena Kamenica është një nga artistet më të dashura të skenës sonë. Një artiste që mjeshtërisht ka luajtur role të shumta në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, duke u cilësuar si një nga zërat më të vlerësuar të skenës.

Fillimet e karrierës së Vikena Kamenicës ishin në fillimit e vitit 2000, ku luante jazz nëpër ngjarje të ndryshme kulturore të Tiranës, zhanër ky që e identifikoi më së miri Vikena Kamenicën.

Ajo u diplomua për kanto në vitin 2001, kur edhe u bë pjesë e Teatrit të Operës dhe Baletit. Rruga e saj në muzikë nuk është diçka e papritur apo e rastësishme. Ajo është e bija e tenorit Guri Kamenica dhe e mexosopranos Vera Kamenica. U rrit mes muzikantësh dhe skenës së Teatrit të Operës dhe Baletit, aty ku njohu dashurinë e parë të jetës së saj, muzikën klasike.

Muzika gjithashtu ishte arsyeja për të bashkuar Vikenën dhe bashkëshortin e saj Erikun, të cilët përveç skenës dhe Teatrit të Operës dhe Baletit ku ai përfromon si oboist, prej vitesh ndajnë së bashku kënaqësinë si prindër të vajzës së tyre 10 vjeçare të quajtur Krista.

Vikena, ndër vite ka shkëlqyer me interpretime të shumta si në rolin e Kerubinit në operën "Dasma e Figaros" të Moxarti, Shkëlqeu në "West Side Story", "Acentury of Broadeay", "La Traviata" dhe Rozinën te "Berberi i Seviljes".

Ajo është e përzgjedhur vazhdimisht për të qenë pjesë e projekteve muzikore televizive, jo vetëm si interpretuese por edhe si pjesë e jurive në spektaklet për zbulimin e talenteve, ku është dalluar për gjykimin e saj të kujdesshëm dhe artistikisht korrekt. Në këtë familje të bukur, duket që arti është fjala kryesore, edhe Krista po rritet me pasonin për pianon. /Sh.G/


MË SHUME NGA Kulturë