15:56 / 28.03.2022
Rooney: Dua të jem trajner i Manchester United
Wayne Rooney, ka shprehur dëshirën që një ditë të jetë trajner i Manchester United.
Në një intervistë për gazetën britanike ‘The Sun’, Rooney ka shprehur haptazi që dëshiron të jetë trajner i Manchester United.
Ai gjithashtu tregoi që Evertoni kanë shfaqur interesim për të, por ai dëshiron të jetë në krye të Manchester United.
“Më ofruan intervistën për punë në Everton, por dua të jem trajneri i Manchester United”, ishin fjalët e Rooney, përcjell lajmi.net.
Ai tha se nuk është i gatshëm momentalisht të drejtojë United, por një ditë do të jetë.
“E di që nuk jam gati tani, por do të bëjë gjithçka që një ditë të ndodhë”, shtoi ai.
Rooney aktualisht është trajner në Derby County, ekip i ligës së dytë në futbollin e Anglisë.























