10:37 / 29.03.2022
Ja kur hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës
Komisioni i Garave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur që shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 31 mars).
Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00. Në këtë rreth të garave marrin pjesë katër skuadra: Drita, Prishtina, Llapi dhe Ramiz Sadiku.























