11:24 / 29.03.2022
Kurti: Kosova do të mësojë shumë nga suksesi i Norvegjisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të vizitës në Norvegji, ka takuar kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store.
Kosova do të mësojë shumë nga suksesi i Norvegjisë në ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të barabartë dhe më të begatë, ka shkruar kryeministri Kurti.
Ai tha se me tregues të mirë në demokracinë dhe ekonominë e Kosovës, është koha për të rritur bashkëpunimin ekonomik me Norvegjinë.
Kryeministri Kurti ka zhvilluar takim edhe me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Norvegjisë ndërsa ka shtuar se ka kërkuar nga Norvegjia investime në ujë, erë, energji diellore dhe në sektorin mineral.























